KFOR dhe EULEX, në veri. Asnjë i arrestuar

Aug 31, 2011 | 10:03

KOSOVE- Aksioni i forcave të EULEX-it dhe KFOR-it ne veri ka perfunduar pa asnje te ndaluar.

Ne perfundim te tij mediat bejne me dije se nuk ka të arrestuar dhe as konfiskim të armëve, ndërkohë që janë bastisur tre shtëpi.

Operacioni

Policia speciale e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, e ka filluar një operacion në pjesën veriore të Kosovës, që është i ndërlidhur me dhunën nga e cila u vra në polic i Kosovës, ka njoftuar ky mision.

Zëdhënësi Nikolas Hauton tha se operacioni është “i ndërlidhur me hetimet penale” për vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberi.

Ai shtoi se “operacioni po zhvillohet” dhe se “ka për qëllim përforcimin e sundimit të ligjit”.

Zoti Hauton ka njoftuar se hetimet për vrasjen e policit po i zhvillon EULEKS-i dhe policia e Kosovës.

Sipas tij, paqeruajtësit KFOR-it e kanë mbështetur policinë e EULEKS-it në këtë hapësirë të tensionuar, ku pjesëtarët e serbëve refuzojnë të bashkëpunojnë me autoritetet ndërkombëtare dhe nuk e njohin qeverinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, mediat serbe kanë raportuar se forcat e KFOR-it dhe të EULEKS-it, aksionin në fshatin Zupçe, e kishin filluar herët në mëngjes.

 

© Panorama.al

Te lidhura