Këshilla, të reja, ide, për një shtëpi të bukur e të rehatshme

Jul 10, 2011 | 11:43

Suvenir nga stina e verës
Ky projekt i thjeshtë do t’jua zgjasë pushimet tuaja për gjatë gjithë vitit. Për ato që kanë shtëpi plazhi, kjo është një mënyrë e bukur për të stolisur ambientet e brendshme. Ndiqni këto 6 hapa për të krijuar një kornizë me pamje me të vërtetë verore.

1. Krijoni një kornizë guaskash me pasqyrë e plot elegancë
Kjo është një mënyrë për të përdorur guaskat në kornizë e për të paraqitur një pamje shik dhe të bukur.

2. Çfarë ju nevojitet
Guaska: Në shtëpinë tuaj të plazhit duhet të keni mbledhur mjaftueshëm dhe të llojeve të ndryshme. Edhe nëse nuk janë perfekte, mund t’i lyeni për të fshehur ndonjë krisje apo plasaritje.
Bojë e bardhë
Furçë
Zamkë
Pistolë për të ngjitur
Pasqyrë e vogël

Ide: Organizoni guaskat në bazë të madhësisë ose të formave. Kjo e bën më të lehtë për të krijuar një model tërheqës.

3. Planifikoni modelin tuaj
Për të pasur ide se si të vendosni guaskat, shihni online për detaje të bukura. Kur të keni vendosur se çfarë do të bëni, mund ta sajoni në kornizën tuaj.

4. Ngjitni modelin tuaj
Përgatitni sipërfaqen e punës duke shtruar një letër apo diçka tjetër për të mos bërë rrëmujë dhe pis. Duke përdorur pistolën është shumë e thjeshtë për të ngjitur apo ngulur guaskat në kornizën prej druri. Me kujdes, guaskat i vendosni me radhë sipas modelit që keni zgjedhur.

Këshillë: Pasi të keni mbaruar me ngjitjen, përdorni tharësen e flokëve për ta tharë ngjitësen më shpejt.

5. Lyeni kornizën
Më pas lyeni kornizën. Mbuloni me bojë të bardhë të gjithë sipërfaqen e kornizës, së bashku me guaskat, për të përftuar një pamje uniforme.

6. Pasqyrime të verës
Edhe pse guaskat që keni mbledhur mund të mos jenë spektakolare, pasqyra krijon një mënyrë elegante për të kujtuar ato shëtitjet verore në plazh.

Në numrin e ardhshëm:
Punime të tjera të
thjeshta me guaska
Si të krijoni një atmosferë të këndshme verore brenda ambienteve të shtëpisë suaj

 

Përgatiti: Eva Ikonomi

© Panorama.al

Te lidhura