Këshilla, të reja, ide, për një shtëpi të bukur e të rehatshme

Jun 19, 2011 | 12:57

Për një piknik perfekt
Planifikoni një piknik perfekt me këto elemente thelbësore.
Moti i bukur nënkupton një gjë: Është koha për piknik. Të hani në freski është me të vërtetë një nga kënaqësitë e verës, pra e shfrytëzoni sa të jetë e mundur duke dalë me familjen në një vend të përshtatshëm. Nuk keni pajisjet? Këtu kemi ato që ju nevojiten për një piknik perfekt.

1. Paketoni një shtrojë të bukur e të rehatshme
Sigurohuni të paketoni diçka që të jetë e përshtatshme për të shpërndarë ushqimin mbi të. Rehatia është një ndër faktorët kryesorë. Merrni një shtresë të tillë, që bari nuk shkon tej për tej e të ketë trashësinë e duhur, që ushqimi dhe objektet e tjera të rrinë drejt.

2. Shportë e thurur pikniku
Shportat janë një mënyrë funksionale dhe e bukur për të mbajtur elementet e ndryshme dhe njëkohësisht për të pasur atë ndjesi që të jep përjetimi në një park për piknik. Në veçanti një shportë e thurur është gjithmonë shik, por më e rëndësishmja, është e lehtë dhe e thjeshtë për të marrë gjërat që janë në të.

3. Enë me vete
Kur merrni enë me vete duhet të keni idenë se çfarë do të servirni. Nëse keni përgatitur pak nga një shumëllojshmëri asortimentesh, mund të blini enë të mëdha me vende të caktuara për të mbajtur njëkohësisht ushqime të ndryshme. E kundërta, nëse keni përgatitur më pak gjëra, por në sasi më të madhe, atëhere kuptohet pjata për secilin gatim.
Nëse do t’i merrni edhe fëmijët me vete, athërë merrni enë të pathyeshme apo enë plastike.

4. Mos harroni radion
I mbani mend radiot me tranzistorë të prindërve tuaj? Mund të merrni me vete në park një të tillë të kohës së fundit, që të mund të argëtoheni dhe të kënaqeni me familjen tuaj.

5. Zgjidhni takëmet e duhura
Varet se çfarë do të servirni (këshilla jonë është që të përpiqeni të merrni diçka që nuk kërkon medoemos thikë e pirun). Nëse keni verë, nuk duhet me patjetër të merrni gota me fron. E përdorshme është një dërrasë për të prerë dhe një thikë, dhe më pas mund të keni në duart tuaja bukën dhe djathin, apo gjërat e tjera. Letrat e lagura janë të nevojshme, por mos harroni dhe pakot me kartopeceta të bukura!

6. Mbushni plot ftohësin
Veç nëse keni verë të kuqe, nuk do të dëshironi ta ngrini!
Merrni me vete më shumë se një pije për person dhe shumë ujë. Ka shumë mundësi për t’i mbajtur pijet të ftohta, që nga termusët e deri te ftohësit e palosshëm. Ose mund të merrni këtë minifrigorifer me rrota.

 

Përgatiti: Eva Ikonomi

© Panorama.al

Te lidhura