Kërkoi heqjen e sekuestros për një banesë, Gjykata e Lartë rrëzon Arben Ahmetajn

Dec 8, 2023 | 11:59
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetajt, i cili kishte kundërshtuar sekuestron e një apartamenti në zonë e Shallvareve.

Arben-Ahmetaj

Burime bëjnë me dije se kjo kërkesë është rrëzuar më herët edhe nga Apeli i Posaçëm. Kjo është kërkesa e disatë e Ahmetajt, i cili kërkon të liroj nga sekuestro edhe pasuri të bllokuara.

Ndërkohë, një ditë më parë, më  7 dhjetor, Prokuroria e Posaçme çoi në GJKKO dosjen në ngarkim të  Ahmetajt, lidhur me privatizimin e i ish-fabrikës së Bukës, tek rruga “5 Maji” në Tiranë.

Kjo procedurë dyshohet të jetë kryer në mënyrë jo ligjore dhe vlerësohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 7 mld lekë të vjetra.

Arben Ahmetaj, është nën akuzë për 4 vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “përfitimit të paligjshëm të interesave”.

Ai ndodhet në arrati prej disa muajsh. Ahmetaj u largua nga vendi kur SPAK i kërkoi Kuvendit që t’i hiqte imunitetin, për ti hapur rrugën prangosjes së tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura