Tiranë, kërcënon me vetëvrasje, ndërhyn policia

Jul 6, 2011 | 14:45

TIRANË- Policia ka ndërhyrë për t’i shpëtuar jetën një gruaje që ka kërcënuar se do të vriste veten.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrugën “Tefta Tashko”, ku gruaja identifikuar si Shqipe Rexha, 45 vjeç,  ka kërcënuar se do t’i jepte fund jetës.

Policia ka mbërritur me urgjencë në shtëpinë e saj dhe ka mundur të evitojë ngjarjen.

Shkak duket se jane bere telat e korrentit qe kalonin ne oborrin e saj, e per te cilet kishte pasur konflikte me fqinjet. Gruaja ka qenë në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe është ndërhyrë për qetësimin e saj.

 

© Panorama.al

Te lidhura