Kërcënon me pengmarrje policin, arrestohet

May 6, 2012 | 13:08

SHKODER- Një 34- vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi efektin e policisë rrugore se do ta merrte peng.

Vladimir Sokoli, 34 vjeç, banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkoder’,  është ndaluar pasi gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë së bashku me mjetin e tij të markës Nisan me targe CJ 766 RF, ky shtetas ka kundërshtuar me dhune dhe ka kërcënuar për të marr peng, një punonjës policie të patrullës së përgjithshme, si dhe e ka tentuar të largohej, ku më pas është ndaluar nga forcat e policisë.

Për rastin në fjalë u kryen veprimet e duhura proçeduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Vladimir Sokoli do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kundershtim me dhunë”.

© Panorama.al

Te lidhura