Ish zëvendëskryeministri dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është kërcënuar me jetë.
Mësohet se prej disa ditësh, Meta është marrë në mbrojtje nga Garda dhe forca të Policisë së Shtetit.
Kërcënimet në drejtim të tij janë bërë nëpërmjet telefonit.
Kreu i LSI-së gjatë këtyre ditëve është me pushime në Gjirin e Lalzit. Ende nuk ka të dhëna lidhur me ndonjë të dyshuar.
© Panorama.al











