
TIRANË/ Në kërkim një 28-vjeçar, kanosin me SMS djalin e ish-trajnerit të Kombëtares.
Vëllai i ish-të dashurës, gjobë 15 mijë euro Kreshnik Zhegës.
Djali i ish-trajnerit të Kombëtares së Futbollit, të ndjerit Medin Zhega, është kërcënuar me jetë pasditen e së enjtes përmes një mesazhi në telefonin e tij. Kreshnik Zhega, 35 vjeç, i cili prej vitesh jeton në Kanada, ka bërë një kallëzim penal në Komisariatin Nr.3 të Policisë së Tiranës, ku ka sqaruar se me anë të një SMS-je i është vënë kusht që të paguajë 15 mijë euro në këmbim të jetës së tij. Oficerët e Policisë Gjyqësore pas kallëzimit kanë pyetur rreth dyshimeve të tij Kreshnik Zhegën, i cili në një farë mënyrë ka dhënë edhe një pistë konkrete për hetimet.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).
© Panorama.al











