Gazetari Edmond Guri, për Panorama TV, ka dhënë detaje në lidhje me kërcënimet për bomba në Greqi që janë bërë ndaj Parlamentit dhe tri ambasadave, asaj të Egjipiti, Izraelit dhe Amerikës.
Gazetari tha se deri më tani nuk kanë gjetur mjete dyshuese, ndërsa shtoi se hetimet vijojnë.
Ai tha se dy janë pistat ky dyshohet, e para arrestimi i një udhëheqësi të një grupi terrorist që vazhdimisht vendoste bomba në Greqi, ndërsa pista e dytë është lufta Izrael-Hamas.
“Ekipet po ekzaminojnë vendim për gjetjen e mjeteve që janë të rrezikshme. Mund të thosha që ka një intensitet të telefonatave anonime për paralajmërime për bombë, edhe pse kanë qenë të rreme. Ambasadat janë të ruajtura me parametra moderne sigurie.
Kjo mund të lidhet me disa grupe terroriste të vendosura në Greqi. Pak kohë më parë është arrestuar një udhëheqës i këtij grupi që shquhen për vendosje bombash. Ky grup ka vënë më parë shumë bomba në institucione, banka dhe biznese private.
Janë marrë të gjitha masat, në vendngjarje ndodhen ekipet dhe po hetohet nga organet kompetente.
Një pistë tjetër, mund të jenë personat e vendeve të treta, për luftën Izrael-Hamas. Gjatë kësaj kohe ambasada e Izraelit dhe SHBA janë spikatur nga sulmet.
Struktura policore anti-terror ndodhet në gatishmëri të plotë për të zbardhur ngjarjen.
Ka një perimetër sigurie që në rast të shpërthimit të mos ketë dëme në njerëz.
Jeta politike është normale, dhe pse ka një intensitet më të rënduar me kalimin e ligjit për martesat të së njëjtës gjini, vend i parë katolik që miraton një ligj të tillë.
Ambasadat e kërcënuara, ajo e SHBA dhe Izraelit e kanë mbështetur, dhe nuk mund të bëjmë një hipotezë se kërcënimi ka ardhur nga ky ligj”, tha Guri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al