Atmosfera e festave të fundvitit dhe zbukurimet në shtëpi, duket se kanë lënë të “zhgënjyer” këngëtarin, Luiz Ejlli.
Partnerja e tij, Kiara Tito ka ndarë në rrjetet sociale video nga momentet e tyre në shtëpi, ku Luizi është “përballur” me pemën që ajo kishte zbukuruar, që mesa duket ka qenë një pemë befasuese për të.
Teksa vëzhgon pemën e bardhë dhe të vogël, të zbukuruar me aksesorë të ndryshëm dhe drita, Luizi shprehet se kjo sipas tij nuk është pema e Vitit të Ri, por “dega ose kërcelli i Vitit të Ri”.
“Po çfarë peme është kjo? Kjo ka degë veç këtej e andej moj Kiar. Mos qesh. Ta rrotullosh nuk duket se është drejtë. Ti thuaj që ka rregulluar degën e Vitit të Ri, ose kam rregulluar kërcellin e Viti të Ri. Po këto ca janë, ca lloj fruti, rrush? Ku i ke gjet këto”, shprehet Luizi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al