“Keqpërdorim i fondeve publike”- PD denoncon shembjet në Rrugën e Arbrit: Dosja e koncesionit, shumë shpejt në SPAK

Feb 29, 2024 | 18:03
SHPËRNDAJE

Pas shembjes së masivit në Rrugën e Arbrit, ka reaguar deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, i cili thotë se situata ka vetëm një emër, keqpërdorim i fondeve publike.

Kreshnik collaku

Çollaku paralajmëron se shumë shpejt, dosjen e koncesionit të Rrugës së Arbrit do ta çojnë në SPAK.

LEXO EDHE: Bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, shkak rënia e masivit me gurë. Dhjetëra mjete ngecin në vend nga të dy kahet (VIDEO)

Postimi:

Rruga e Arbrit, një lëngim që nuk mbaron kurrë.

Fushatat kanë mbaruar, shiritat janë prerë, ministra e kryeministra kanë kërcyer rrugëve duke festuar hapje tunelesh e kanalesh, shtrime asfaltesh etj.

Në pamjet e mëposhtme shikohet qartë realiteti i punimeve në Rrugën e Arbrit.

Shembje rrugësh në mes të ditës.

Koncesioni i Rrugës së Arbrit ka kushtuar miliarda.

Kjo situatë katastrofale ka vetem një emër: Keqperdorim i fondeve publike.

Dosja e Koncesionit të Rrugës së Arbrit, shumë shpejt në SPAK.

Keqpërdoruesit e abuzuesit përpara Drejtësisë.

Mjaft është mjaft!

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura