Këngëtarja nga Kosova, Shkenda Dubova, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me partnerin e saj në një ceremoni të organizuar mbrëmjen e së enjtes.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj disa vjeçare me bashkëshortin, Mentori, i cili është një sipërmarrës që jeton dhe punon në Zvicër.
Dasma u organizuar në një lokal në Prishtinë, ku të ftuar ishin artistë të njohur.
Në nisje të dasmës, Shkenda hyri brenda ambienteve të lokalit kapur për dore me biznesmenin teksa këndonte “Ani more djalë përpara bajrakut”.
Mes këngëtarëve të ftuar për të kënduar në dasmë ishin Aurela Gaçe, Alban Skënderaj dhe Ylli Limani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al