E ka marrë me qejf të madh punën e re si dj Enkel Demi, gazetari i njohur, ndërsa para saj mjaftohet vetëm me një birrë. Kjo punë te Mercedes të premteve mbrëma e bën të ndihet mirë e, pse jo, të dëfrejë ashtu sikurse edhe të ftuarit e natës së tij. Por sigurisht duke u vetëpërmbajtur, e Keli ka vite që ka zgjedhur këtë rrugë.











