Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në kryeministri me gazetarë të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian.
Një prej gazetarëve e pyeti lidhur me protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe nëse kjo ka lidhje me integrimin europian, siç u shpreh Komisioni Europian.
Rama u shpreh se diçka të tillë nuk e ka dëgjuar nga Komisioni Europian. Në Shqipëri thotë protestohet si në çdo vend të BE-së.
Gazetari: Kjo protestë në rrugët e Tiranës është diçka që lidhet me integrimin europian? A keni frikë?
Rama: Nuk ka të bëjë fare me integrimin. Tregojmë se jemi një vend si çdo vend i BE.
Gazetari: Sepse Komisioni Europian tha se ndoshta, nëse protestat vazhdojnë..?
Rama: Cili Komision ua thotë këto gjëra? Se nuk i kam dëgjuar. Unë nuk mendoj se ka Komision që nëse thotë se nëse protesta vazhdojnë do të thotë se vendi nuk është europian.
© Panorama.al











