KE, parashikime të zymta për ekonominë greke

May 11, 2012 | 19:53

Recesion 4,7% dhe ritme zhvillimi zero (0%) për vitin 2013, parashikon për ekonominë greke Komisioni Europian në raportin që publikoi sot, në Bruksel.

Në raportin e vjeshtës së kaluar (nëntor 2011), Komisioni parashikonte recesion 2,8% për vitin 2012 dhe rritje +0,7% në vitin 2013.

Recesioni në eurozonë do të arrijë mesatarisht në -0,3% në 2012, ndërsa në 2013 parashikohet rritje 1%. Për Bashkimin Europian në tërësi, vlerësimet janë 0% për 2012 dhe +1,3% në 2013.

Të zymta janë parashikimet edhe për nivelin e papunësisë në Greqi, ku nga 17,7% që ishte në vitin 2011, do të shkojë në 19,7% në 2012 dhe 19,6% në 2013.

© Panorama.al

Te lidhura