Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze është shënuar pasditen e sotme në fshatin Gose të Kavajës.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e viktimës. Policia bëri me dije se viktima i ka prerë rrugën një makine me targa Fieri, e cila e ka përplasur për vdekje.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.











