Kastrioti, ikën Devolli dhe Mallota

Aug 24, 2011 | 11:05

Bledar Devolli dhe Renato Mallota janë larguar nga Kastrioti. Burime të sigurta pranë lojtarëve kanë konfirmuar dje për “Panorama Sport”, se është prishur marrëveshja me klubin krutan. Lojtarët nuk kanë dashur të japin hollësira për këtë largim, ndërkohë që as drejtuesit e klubit krutan s’kanë pranuar të prononcohen. Mbrojtësi Mallota ka tri ditë që nuk stërvitet me Kastriotin, ndërsa dje mungoi edhe gjirokastriti Devolli. Dy lojtarët kanë marrë një pjesë të kontratës në dorë dhe sipas të gjitha gjasave, marrëveshja është prishur me mirëkuptim. Mallota dhe Devolli iu bashkuan Kastriotit pak javë më parë, teksa klubi i konsideroi si përforcime të rëndësishme.

© Panorama.al

Te lidhura