Kasmi: KLD s’duhet të drejtohet me nota politike

Jul 19, 2011 | 10:31

TIRANË- Zëvendësministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi duke marrë fjalën në mbledhjen e sotme të KLD-së ka deklaruar se ky institucion shumë i rëndësishëm nuk duhet të drejtohet me nota politike.

Sipas saj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë po përfshihet në diskutime politike dhe kjo nuk është normale.

Ajo ka këshilluar që për cdo akuzë të bërë ndaj anëtarëve të kolegjit Zgjedhor, nëse ka prova dhe fakte të ndiqet procedura e caktuar ligjërisht.

Ndërkohë që ka theksuar se në përputhje me ligjin është detyrë të sigurohet paprekshmëria e Kolegjit.

Pas saj, mbledhja eshte perfshire nga debatet. Nje nga anetaret e KLD-se, Lefteri Lleshi ka kritikuar kreun e shtetit, Bamir Topi per mungesen e tij ne kete mbledhje si dhe nenkryetarin e KLD-se per pozicionin e tij, gjate daljeve masive me Aleancen Kuqezi, duke i kerkuar te rishohe pozicionin.

 

© Panorama.al

Te lidhura