Karrige kokës mjekut pneumolog

Sep 4, 2012 | 12:06

Mjeku i dhunuar dje në spital, Thoma Nini

Korçë/ Thoma Nini përfundoi me qepje pas çarjeve të rënda. Arrestohet autori 61-vjeçar.

Pacienti e qëlloi disa herë se iu refuzua dalja në KEMP.

Pacienti dhunon mjekun e sanatoriumit të Korçës, ish-konsulli shqiptar në Selanik. Thoma Nini, mjek pneumolog, u godit në mënyrë të befasishme pas koke, duke pësuar disa fraktura. Burime të Policisë bënë të ditur se Nini është sulmuar paraditen e djeshme nga një pacient, i cili ishte shtruar në repartin e pneumologjisë prej një jave, pasi i ishte refuzuar KEMP-i. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në dhomën e vizitave, teksa mjeku 57-vjeçar ka qenë duke vizituar një tjetër pacient, kur është goditur në mënyrë të befasishme nga mbrapa kokës. “Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt mes mjekut dhe pacientit, i cili pas një debati të ashpër ka përfunduar edhe në dhunë fizike. Hajder Bregu, 61-vjeç, pasi ka hyrë në dhomën e mjekut, i ka kërkuar atij që të vizitohet dhe të dalë në KEMP”, bënë të ditur burime të Policisë, që pas ngjarjes arrestuan autorin.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura