SHKODER- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qene e pranishme ne startimin e festimeve te Karnavaleve në qytetin e Shkodrës, një festë e shndërruar tashmë në traditë të këtij qyteti.
Kryeparlamentarja vleresoi kete feste, si një ndër festat më të bukura të qytetit të Shkodrës.
“Natyrisht që jam e prekur, jam e gëzuar, duke i parë të gjithë duke qeshur, duke gëzuar, duke festuar. Edhe pse është një mot i vështirë, ne dimë të tregojmë se qëndrojmë e vijojmë të festojmë. Ne jemi këtu, ne nuk tërhiqemi, e sfidojmë edhe motin, edhe kohën. Ky është viti i flamurit, jemi në portat e Evropës, me pasaportën e lëvizjes së lirë. Është gjëja më e bukur që artistët mund të organizonin” tha ajo.
Maska e kostume veneciane, kostume të epokave të ndryshme apo dhe të figurave më të njohura të përrallave për fëmijë, performanca të larmishme muzike e kërcimesh, bashkuan qytetarët e të gjitha moshave, të rinj, të reja e familjarë në një atmosferë magjepse.
Organizimi i Karnavaleve në Shkodër është realizuar për herë të parë në vitin 1860 e ka vazhduar kështu deri në vitin 1943, ku festimet nuk u lejuan më nga regjimi komunist, për të rifilluar sërish pas viteve ’90.
© Panorama.al











