Kara Dioguardi jep spektakël në ‘’Chicagomusical’’

Sep 16, 2012 | 12:07

Kara Dioguardi, vajza e kongresmenit me origjinë shqiptare Joseph Dioguardi, vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e publikut në Amerikë për shkak se si një show girl, edhe pse në moshën 40-vjeçare, ajo di të shfaqë talentin e saj në shumë fusha. Pas teksteve muzikore që ka realizuar për këngëtarë të njohur, Kara këto ditë ka dhënë spektakël në ”Chicagomusical” së bashku me trupën e saj të baletit, duke mahnitur kështu publikun në sallë. Edhe pse ka kaluar dekadën e katërt, Kara vazhdon të jetë personazh që mbush kopertinat e gazetave në Shtetet e Bashkuara, ndërsa është bërë e dashur edhe për komunitetin shqiptar për shkak të politikës që ndjek i ati i saj, kongresmeni i njohur, si dhe lobist i madh për çështjen shqiptare në botë. Kara vitin e kaluar është shfaqur e zhveshur për revistën ”Allure” së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur, duke treguar kështu sensualitetin e saj femëror. Kara merret me produksione, programet televizive, tekstet muzikore dhe aranzhimet në zhanret pop&rock, R&B dhe dance.

© Panorama.al

Te lidhura