Kapllani dopietë, Sukaj gol me Sepahanin

Jul 27, 2012 | 13:09

Sulmuesi shqiptar i FSV Frankfurtit, Edmond Kapllani, ka shkëlqyer në miqësoren e zhvilluar kundër Bajern Alzenau. Trajneri i FSV-së, Beno Mëlman, ka hedhur në formacionin bazë gjigantin Edmond Kapllani, ku 29-vjeçarit durrsak i kanë mjaftuar tri minuta për të kaluar skuadrën në avantazh. Teksa ndodhet në formë të jashtëzakonshme, goleadori shqiptar ka shënuar edhe golin e dytë në minutën e 43-të, duke vulosur edhe fitoren, pasi miqtë kanë shënuar vetëm golin e nderit. Edhe sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj, ka shënuar golin e parë për sezonin e ri në Iran. Në fitoren 3-1 ndaj Folad, Sukaj ka shënuar golin e tretë me fanellën e Sepahanit, në minutën e 75-të.

© Panorama.al

Te lidhura