Për fëmijët e sotëm është e vështirë ta kuptojnë se Reali i Madridit kaloi jo pak, por 32 vite pa fituar Ligën e Kampioneve.
Por kjo është plotësisht e vërtetë dhe bën pjesë gjithashtu në historinë e këtij klubi legjendar. U bënë 32 vite e nëntë ditë, nga 11 maji 1966 dhe goli i Serenës kundër Partizanit të Beogradit deri më 20 maj 1998 dhe goli i Mijatoviç kundër Juventusit. 11697 ditë në të cilat Madridi provoi gjithçka për të rikuperuar trofeun që e ka aq shumë për zemër. Spanja ndryshoi regjimin e saj, Europa u bashkua si kurrë më parë, blloku lindor ra. Katër presidentë kaluan nëpër dhomën e komandës së “Bernabeut” (Don Santiago, Luis de Karlos, Ramón Mendoza dhe Lorenco Sanz), 15 trajnerë, lojtarë të huaj të nivelit të lartë, një brez unik lojtarësh të rinjsh të quajtur “Quinta del Buitre…”
Por Kupa e Kampioneve / Liga e Kampioneve nuk mbërriti kurrë. Reali më i afërt për ta fituar ishte ai i 27 majit 1981, ditën kur humbën kundër Liverpulit në Paris, finalja e vetme e luajtur midis viteve 1966 dhe 1998. Ai rrugëtim nëpër shkretëtirë që sot duket i pamundur dhe që çoi edhe në njoftimin e famshëm në të cilin një fshatar humbi në kohë mendonte nëse Madridi do të ishte përsëri kampion i Evropës, mori fund kur ora kaloi dhjetë minuta pas 22:00 në natën e 20 majit 1998.
GOLI I MIJATOVIÇIT – Ka gola që mbeten të pagëzuara përjetë. Një prej tyre është edhe ai i Mijatoviçit kundër Juventusit. Nuk ka nevojë për prezantim të mëtejshëm. Katër fjalë janë të mjaftueshme për të identifikuar goditjen e malazezit që mposhti Perucin dhe solli në vitrinat e Madridit “La Séptima”-n (të shtatën) e shumëpritur. Një gol i rrethuar nga polemika e mistere. “Ishte jashtë loje” thoshte Marçelo Lopi, trajneri i “Veçhia Signora”-s atë mbrëmje. “Nuk ishte”, argumentonte Mijatoviç me të njëjtën forcë. Realiteti është se nuk ka asnjë imazh të vetëm që të sqarojë plotësisht nëse ishte apo jo jashtë loje. Ajo që nuk ka dyshim është se gjermani Helmut Krug e vërtetoi atë.
Historia e Kupës së Europës ka hyrë në një dimension të ri, në të cilin mbetet i zhytur. “Ky gol më ndryshoi jetën”, shpjegon Mijatoviç. Ai dhe ai i Champions, sepse që atëherë Madridi ka fituar 8 nga 26 finalet e luajtura, diçka që mund të rritet më 1 qershor (9 nga 27). E pabesueshme, një barbari!
DEL BOSKE – Visente del Boske, trajneri i Madridit, kampion i Europës në vitet 2000 nuk ka dyshime kur pyetet për “Të shtatën”.
“Është më e veçanta për shkak të gjithçkaje që kishte pas saj, për kaq shumë vite përpjekje për ta fituar pa sukses. Në Amsterdam pashë punonjës të klubit duke qarë. Ata lot shpjegojnë se çfarë është e shtata”.
Mijatoviç pajtohet me trajnerin nga Salamanka. “Për mua, Champions-i i shtatë është më i madhi”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al