Një adoleshent u arrestua në Londër në lidhje me piraterinë ndaj gjigandit “Sony”. 19-vjeçari dyshohet se ka kryer një sërë sulmesh kundër “disa bizneseve ndërkombëtare dhe agjencive të inteligjencës”, thuhet nga Policia londineze. I konsideruar “truri” i operacionit global të piraterisë kompjuterike që vuri në shënjestër gjigandët “Sony” dhe “Nintendo”, ai u arrestua dje në Eseks. Rajan Kliëri, 19 vjeç, anëtar i grupit të piratëve kompjuterikë “LulzSec”, u arrestua gjatë orëve të para të së martës nga FBI-ja dhe Scotland Yard. “LulzSec” besohet të jetë një degë e komunitetit të piratëve të informatikës “Anonymous” dhe ka deklaruar përgjegjësinë për sulmin në faqen e CIA-s. Rrjeti i “Sony’s PlayStation” u sulmua dhe u vodh më 20 prill. Kostoja e sulmit i kushtoi kompanisë 171 milionë dollarë.











