Kapet me 25 kg drogë në makinë, pranga shqiptares

Sep 7, 2012 | 15:27

GJIROKASTER- Një shqiptare qe po udhetonte me djalin 16 vjec ne drejtim te Greqise eshte arrestuar nga policia ne Kakavije, pasi ne automjet i eshte gjetur nje sasi prej 25 kg marijuane.

Policia ben me dije se e arrestuara eshte Ermira Beqiraj 38 vjec nga Elbasani, mbi te cilen rendon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Droga është zbuluar në momentin e fundit nga ana e kontrollorëve shqiptarë, në dyert anësore të automjetit që ajo kishte në përdorim nga bashkëjetuesi i saj grek me qëndrim në Volos të Greqisë.

Që të katër dyert, kanë qenë të mbushura me pako të vogla të mbështjella me letër ngjitëse ngjyrë kafe brenda të cilave kishte marijuanë. Kanë qenë gjithsej 173 pako të vogla të mbështjella në formë cilindrike të cilat kishin pesha jo të njëtrajtshme ndërkohë që në total shënonte 25 kg.

Automjeti ndërkohë rezultonte pronë e bashkëjetuesit grek të trafikantes shqiptare të cilën ja kishte lënë asaj me akt përdorimi sa për të shkuar tek të afërmit e saj në Elbasan një javë më parë.

Piro Nase

© Panorama.al

Te lidhura