Një sasi marijuane, 125 kg ka mundur të kalojë drejt Greqisë, duke i shpëtuar kështu vëmendjes së Policisë Kufitare të Gjirokastrës. Policia greke ka arritur të lokalizojë lenden narkotike dhe arrestojë transportuesin e saj. Aleks R. nga Arta, shtetas grek, 28 vjecar.
Ndalimi eshte bere në aksin nacional Janinë-Arta. 28 vjecari grek, pjesë e një bande trafikantësh të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi, udhëtonte së bashku me dy shokë të tij në mjetin tip Volvo me targa YTE3445 në drejtimin jugor dhe gjatë momentit kur është sinjalizuar të ndalonte në postbllokun e policisë ka shtuar shpejtësinë.
Policia e ka ndjekur dhe pas disa km rruge, mjeti me drogen eshtë gjetur i braktisur në kryqëzimin e Agrinjos në vendin e quajtur Amfilohija.
Policët e Janinës, i janë vënë pas shtetasit grek të cilët arritën t’a kapnin pas disa minutash ndjekjeje. Sipas Policisë së Janinës, droga vinte nga Shqipëria dhe kishte hyrë në territorin grek një ditë më parë përmes një shtetasi shqiptar emri i të cilit nuk dihet. Piro Nase
© Panorama.al











