Kapet 170 kg drogë në Ankona, pranga shqiptarëve

Jun 6, 2012 | 16:19

ANKONA- Policia italiane ka sekuestruar nje sasi prej 170 kg hashash, ne dy operacione te ndryshme.

Sipas mediave italiane, qe i referohen policise behet me dije se sasia e pare prej 156 kg droge transportohej me nje kamion drejtuar nga shtetas shqiptare qe kishte ardhur permes Greqise.

Kamioni transportonte blloqe mermeri, ne nje hapesire midis te cileve ishte fshehur sasia e droges.

Shoferet shqiptare jane vene ne pranga nen akuzen e trafikut te droges. Po ne te njejten dite u gjet nje sasi tjeter droge ne nje automjet qe drejtohej nga nje shtetas shqiptar. Droga, 13 kg ishte futur ne nje bombol te boshatisur gazi, e cila eshte nuhatur nga qeni antidroge i portit.

© Panorama.al

Te lidhura