Kapen me armë pa leje, dy të ndaluar në Vlorë

Jul 3, 2012 | 10:00
Komisariati i Policisë së Vlorës

VLORE- Dy te rinj jane ndaluar nga policia e Vlores, pasi jane kapur me arme pa leje. Sipas policise ne komisariat jane shoqeruar shtetasit  Albion Brahimaj, 22 vjeç dhe Dorian Dedenikaj 32 vjeç.

Arrestimi i 22-vjeçarit u be pas nje kontrolli te ushtruar në automjetin pa targa, ku u gjet  një armë zjarri tip pistoletë Zastava me krehër me 6 fishekë, si dhe 5 fishekë të tjerë të mbështjellë në një letër.

Ndërsa 32-vjeçarit Dedenikaj i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë TT model 54 me krehër me 7 fishekë.  Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

© Panorama.al

Te lidhura