Kapen grabitësit që terrorizuan Vlorën

Aug 27, 2012 | 11:55

Pamjet e kamerave të sigurisë në kazinonë “Flamingo”, që fiksojnë autorët gjatë grabitjes me armë

Kamerat e sigurisë identifikojnë autorët. Qëlluan me automatik dhe patrullën e Policisë.

Vidhnin me armë e dhunonin punonjësit e karburantit dhe kazinove.

Terrorizuan Vlorën me armë e maska, arrestohet banda e grabitësve. Policia arrestoi 6 persona dhe tre të tjerë i shpalli në kërkim si autorë dhe mbështetës në ngjarjet e rënda të ndodhura në harkun kohor të një viti. Të dhunshëm e duke qëlluar punonjësit e pikave të karburanteve apo lojërave të fatit ku hynin për të grabitur, autorët kishin arritur të fshiheshin deri dy ditë më parë. Në të gjitha rastet ata qëllonin me armë zjarri për ta çuar deri në fund panikun. Pesë ditë më parë, shënjestër e plumbave u bë dhe patrulla e Policisë që tentoi të bënte ndalimin e tyre në rrugën Transballkanike në Vlorës. Operacioni i koduar “Sfida 2” u finalizua pas 2 muajsh hetimi të personave të dyshuar.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura