IGUMENICË- Policia e Igumenices ka sekuestruar mengjesin e sotem 122 kg cannabis sativa ne afërsi të kufirit shqiptaro-grek. Sipas burimeve policore greke, policia kufitare e ajo e antidrogës kanë vene re dy makina që po lëviznin nga kufiri mes Sarandën dhe Igumenicës, për në brendësi të tokës greke.Për këtë është ngritur një postbllok, në vendin e quajtur “Neohor” Igumenicë. Thirrjes për të ndaluar i janë përgjigjur të dyja mjetet. Në njërin nga automjetet, tip fuoristradë, që drejtohej nga një grek 43-vjeç, policia ka gjetur 93 pako me sasi totale 122 kg 462 gram lëndë narkotike cannabis sativa. Ndërkohë, sipas policisë, automjeti i dytë që drejtohej nga një grek 30-vjeç shërbente si shoqërues i makinës me drogë.
Dy trafikantët janë arrestuar ndërkohë që sasia e drogës është sekuestruar. Gjatë hetimeve, dy grekët, kanë pranuar se drogën e ngarkuar në kufi nga disa shtetas shqiptarë që nuk i njihnin dhe si destinacion më pas kishin Athinën.
Shpresa DINE
© Panorama.al











