Kapen 100 kg drogë, ndalohen 6 të dyshuar

Jul 28, 2012 | 10:55

TIRANE- Policia e Tiranes ka sekuestruar 100 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva dhe ka ndaluar 6 persona te akuzuar per kete trafik.

Operacioni është bërë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tirane dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kerkimit.

“Operacioni u finalizuaA në aksin rrugor Durrës – Tiranë në Maminas, ku jane kapur ne flagrance me nje sasi prej 100 kg e ndarë në paketime brenda se cilave kishte bime te dyshuar narkotike me ere dhe me karakteristika si ajo e Cannabis Sattiva”- thonë burimet policore.

Sipas saj të ndaluar janë shtetasit Arjan Kolaj, Eduart Gjonaj, Kristina Gjonaj, Fatjon Dedaj, Bardhok  Arapi dhe Gjok Dedaj.

© Panorama.al

Te lidhura