Kapen 100 kg drogë, dy persona në kërkim

May 4, 2012 | 11:16
Droga e sekuestruar

GJIROKASTER- Nje sasi droge, rreth 100 kg marijuane eshte sekuestruar nga policia kufitare ne Gjirokaster.

Sipas te dhenave te para mesohet se droga eshte sekuestruar ne zonen e Llongos ne Dropullin e Siperm dhe ne kerkim per trafikun e droges jane shpallur dy persona.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi  i një automjeti tip Volvo me targa greke YKK 6895, ne brendesi te te cilit u konstatuan 4 çanta të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike marijuana me peshe 100 kg.
Drejtuesi i automjetit  si dhe një pasagjer kanë mundur të largohen duke braktisur mjetin në mes të rrugës rurale Vrisera -Llongo, duke përfituar edhe nga errësira janë larguar në drejtim të kufirit grek.
Gjatë gjithë natës ka vijuar krehja e zonës  nga ana e Policisë Kufitare, forcave Delta dhe Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, si dhe është bashkëpunuar edhe me homologët grekë për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Piro Nase

 

 

© Panorama.al

Te lidhura