Kaos në Kakavijë, bllokohen 700 udhëtarë. Nuk lejohen autobusët e Shqipërisë

Sep 9, 2012 | 10:59

Kakavijë, 700 udhëtarë bllokohen 5 orë.

Sindikata e “KTEL”: Kanë të drejtë vetëm të sjellin udhëtarë në Greqi,jo të marrin mbrapsht.

Shoqëria greke e transportit nuk lejoi autobusët e Shqipërisë.

Rreth 700 udhëtarë që kishin destinacion Athinën mbetën të bllokuar për më shumë se 5 orë dje në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Sindikata e punonjësve të transportit të shoqërisë gjysmë shtetërore “KTEL” me qendër në Janinë ka organizuar një grevë disaorëshe, e cila kishte për qëllim bllokimin e hyrjes së autobusëve të ardhur nga Shqipëria me drejtim Greqinë.  Bllokimi i Kakavijës ka filluar në orën 08:00 deri rreth orës 13:00.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura