Kanibali vret shokun e ngushtë dhe e ha

Aug 11, 2011 | 13:15

Një i dyshuar si kanibal ka dalë në gjykatë me akuzat se ka vrarë shokun dhe ka ngrënë mish të gjallë prej trupit të tij. Mfanimpela Msibi thuhet se ka goditur me thikë Musi Makhanya dhe i ka hequr një copë mishi në madhësinë e një bifteku nga kurrizi e më pas e ka kaluar mishin në skarë dhe e ka ngrënë atë. I dyshuari, fermer perimesh dhe baba i dy fëmijëve, u arrestua në shtëpinë e tij në Suaziland, pasi familja e tij, e tmerruar, tregoi se çfarë kishte bërë. Zëdhënësja e policisë së këtij vendi, Uendy Hleta, tha se policët e kishin kapur vrasësin ndërsa ai i qetë po përtypej mbi trupin e mikut të tij pas vrasjes brutale. Dy burrat ishin miq prej shumë kohësh. Ata po hanin drekë në kuzhinën e të dyshuarit pak para se të niste sherri. Të dy ishin rreth të njëzetave dhe gjatë drekës po pinin alkool e po konsumonin kanabis. Policia u njoftua menjëherë pasi familja e të dyshuarit pa goditjen me thikë dhe mbërriti e pa kanibalin të ushqehej qetësisht mbi trupin e viktimës.

© Panorama.al

Te lidhura