Zaganjori takon Ramën: I shpjegova pse kandidoj

Jun 1, 2012 | 11:02

TIRANË- I zgjedhuri i maxhorancës për presidentin e ri të vendit, Xhezair Zaganjori ka zhvilluar një takim me liderin e socialistëve, Edi Rama.

Ne mbyllje te takimit, Zaganjori ka bere me dije per mediat se takimin e ka kerkuar ai vete dhe pas kerkeses eshte pritur nga Rama.

“Takimin e kerkova une. Qellimi ishte t’i prezantoja arsyet që ma kanë shtyre të marr vendimin per te pranuar kandidimin, që nuk e kam pasur të lehtë dhe kaq. Mendova që është në të mirën e debatit që po zhvillohet, ndaj e kërkova takimin, thjesht te bënim një bisedim. Nuk i kërkova mbështetje dhe nuk kishte detyrim të më përgjigjej”,- tha Zaganjori.

Zaganjori ka hyrë në selinë rozë rreth orës 10.00 dhe doli prej andej nje ore me pas.

Takimi vjen pas dështimit të raundit të parë të votimit të kreut të ri të shtetit në Kuvendin e Shqipërisë, në mungesë të konsensusit të opozitës. Maxhoranca, kreu i qeverise Berisha dhe kreu  i LSI-se, Meta e kane vleresuar kandidaturen me cilesi te larta dhe te denje per arritjen e nje konsensusi, kurse opozita e ka cilesuar kandidature te njeanshme.

Nje dite me pare, Kuvendi caktoi me votat e shumices daten 4 qershor per zhvillimin e raundit te dyte te votimit per presidentin e ri te vendit.

© Panorama.al

Te lidhura