Mit Romnej ka fituar garën e kandidatëve republikanë për President në SHBA edhe në shtetin e Nevadës. Kjo e bën Romnej kandidatin kryesor republikan për të garuar kundër Barak Obamës, duke numëruar edhe fitoren e madhe të tij në Florida tri ditë më parë. Dy kandidatët e tjerë të mbetur në garë janë Rik Santorum dhe Ron Paul. Vendimi se cili do të garojë kundër Obamës në muajin nëntor, do të merret në Konventën e Republikanëve që do të mbahet në gusht, në Tampa të Floridës. Republikani me më shumë vota deri në gusht ose i vetmi që do të mbetet në garë nëse të tjerët tërhiqen, emërohet zyrtarisht konkurrent i Obamës.











