
UPDATE- Maxhoranca i ka propozuar mëngjesin e sotëm zyrtarisht kandidaturën e saj për president opozitës.
Kreu i grupit parlamentarë i PD-së, Astrit Patozi u takua me homologun e tij, Gramoz Ruçi, ku e ka informuar për kandidaturën e maxhorancës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori.
Opozita nuk e ka dhënë pëlqimin e saj për këtë kandidaturë.
“Propozimi i një kandidati në mënyrë të njëanshme nuk është një zgjidhje. Ky është qëndrim i njëanshëm i maxhorancës, në vend të kërkonin dialog e konsensus, ata zhvilluan monolog. Të presim çdo ndodh, në Kuvend”, tha Ruçi.
Ruçi shtoi më tej se ende shpreson që maxhoranca t’i bëjë thirrje koshiencës për të gjetur një kandidat konsensual.
Raundi i parë i votimit parashikon që kandidatura e Presidentit të marrë 84 vota, një votim që bëhët i pamundur pa konsensusin e opozitës.
Ndërkaq, Patozi tha se opozita e refuzoi kategorikisht kandidatin tonë, ndaj në raundin e parë mund të shkohet pa asnjë kandidat. Në raundin e ardhshëm, tha Patozi, shpresojmë të shkojmë me një kandidat.
Kreu i PS-se, Edi Rama pak minuta para se te nise seanca parlamentare per votimin e Presidentit ka mbledhur Keshillin Politik te te urteve, ne nje takim ku eshte diskutuar lidhur me qendrimin e opozites per çeshtjen e presidentit.
Po ashtu PS-ja ka mbajtur edhe nje mledhje te grupit parlamentare ku eshte vendosur qe te merret pjese ne seancen e sotme ne Kuvend.
Seanca parlamentare e dites se sotme nis ne oren 10:00.
Xhezair Zaganjori kandidati i maxhorancës, sot votimi
Vetëm pak orë para votimit të parë në Kuvendin e Shqipërisë për presidentin e ri të Republikës, pas shume negociatash, maxhoranca ka paraqitur kandidatin e saj per president, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori.
Zaganjori pritet te votohet sot ne Parlament, ne seancen ores 10:00. Opozita ende nuk ka dhene komentet e saj lidhur me kandidaturen, ndersa pritet te shihet qendrimi i saj ne Parlament sot.
© Panorama.al











