Eraldo Qerama lindi më 15 prill të vitit 1991. Pas 6 viteve, për arsye familjare ai zhvendoset me familjen në Greqi diku në vitin 1997. ‘’Jo e lehtë për mua në një moshë të vogël, por edhe për familjen, të linim vendlindjen edhe të jetonim në Greqi. Jeta si fillim ka qenë e vështirë, pasi ishte shumë e vështirë mënyra e komunikimit për mua, por edhe përballja me të panjohurën. Me kalimin e viteve, unë fillova përmirësimin e gjuhës, fillova të krijoja shoqërinë time, nuk zgjati shumë dhe u ambientova. Aktualisht jetoj në Athinë ku studioj për Fizeoterapi’’, shprehet atleti shqiptar, Qerama. ‘’E sa i përket atletikës, është sporti që unë kam dashuruar edhe që dashuroj, gjëja e vetme që më bën të ndihem mirë. Mënyra si ka filluar sporti për mua, është pak qesharake por e vërtetë, shoqja e ngushtë e motrës ka qenë atlete dhe pasi unë kisha dëshirë, vendosa të shkoj ta shoh në një seancë stërvitore. Por që në këtë moment ëndrra ime filloi të bëhet realitet, pasi i shpreh dëshirën time për këtë sport tranjerit. Përgjigjja qe pozitive dhe në 2002-shin fillova atletikën dhe, pas 4 vitesh, dhashë rezultatet e para edhe tregova talentin tim. Në moshën 15-16 vjeç kam qenë kampion në garën 600 m në gjithë Greqinë, gjithashtu 17-18 vjeç edhe në moshën 23 vjeç kam arritur të futem ndër 3 më të mirët në garën e 800 m, por pa lënë pas edhe kampionatet shqiptare, ku prej vitesh jam kampion në garën 800 m. Kam përfaqësuar Shqipërinë disa herë në kampionatet ballkanike dhe kam dalë i dyti. Pak ditë më parë isha në kampionatin ballkanik në Mal të Zi, kam përfaqësuar Shqipërinë dhe kam zënë vendin e 2-të në garën 800 m’’, shprehet për sukseset e tij Eraldo. ‘’Synimet e mia janë të shumta, por ëndrra ime janë arenat botërore. Së shpejti do jem pjesë e kampionatit europian në Helsinki (Finlandë), ku do të vesh fanellën kuq e zi, por synimi im janët Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Më rrëqethet mishi sepse me shumë krenari do ngre flamurin shqiptar dhe do përfaqësoj vendlindjen time, Shqipërinë’’, përfundon rrëfimin e tij kampioni i atletikës, Eraldo Qerama.











