Avokati i familjes së Martin Canit, i cili u vra disa javë më parë me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij 14-vjeçar, tha sot në emisionin “Log” në News 24 se asnjë nga institucionet duke filluar nga shkolla e deri te Prokuroria nuk kanë treguar mbështetje për familjen Cani.
Përmes një lidhje me Skype, avokati Redi Ramaj, tha për gazetarin Endri Xhafo, se drejtoresha e shkollës Fan Noli nuk ka ngushëlluar prindërit e Martinit.
Më tej ai tha se institucionet nuk kanë informuar familjen e Martinit për asgjë lidhur me hetimet, ndërsa tha se babai i të ndjerit nuk është marrë në pyetje ende nga autoritetet.
Redi Ramaj: Nuk shoh dezinformim, media ka bërë detyrën e saj. Familja Cani nga dita e ngjarjes e deri më sot që flasim ka pasur burim mediat, pasi institucionet jo vetëm nuk e kanë informuar por nuk kanë marrë as në pyetje babanë e të ndjerit. Familja është në terr duke nisur nga shkoll, dretoria e deri të prokuroria. Drejtoresha e Shkollës Fan Noli nuk ka ngushëlluar familjen cani. Nga komukimet e mia me familjen asnjë intitucion shettëror nuk ka shkuar për ngyshëllim te familja. As edhe një lloj mbëhstetje. Momenti fatal nuk është fokusuar nga kamerat. Institucionet e tjera kanë dështuar. Edhe sot që kam marrë konfirmim të dytë drejtoresha e shkollës nuk ka bërë asnjë ngushëllim për familjen Cani.
Martin Cani u vra më 18 nëntor, në mes të ditës më thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi. Ditën e premte, 22 nëntor, u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.
Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin. I mituri akuzohet si i dyshuar për kryerjen veprës penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al