Kambisti: Si u përlesha në ashensor me 4 grabitësit, më morën 100 mln lekë

Aug 2, 2012 | 10:50

Pika e kembimit valutor ne pronesi te 53-vjeçarit (majtas lart) kambisti dje me familjaret ne spitalin ushtarak (majtas poshte) vendi ku u grabit

Skënder Hasani flet nga Spitali Ushtarak.

“Në çantë kisha 10 milionë lekë të reja, i merrja çdo ditë nga exchange për në shtëpi”

Kambisti 53-vjeçar Skënder Hasani, i cili u sulmua dhe u grabit nga katër persona mbrëmjen e së martës te Libri Universitar në Tiranë, tregon detajet e ngjarjes nga dhoma e Spitalit Ushtarak. I masakruar me goditje levash në kokë, me plagë të panumërta që i kanë mbuluar thuajse të gjithë fytyrën e kraharorin, Hasani mban mend çdo sekondë të përleshjes me autorët që i morën me dhunë nga dora çantën ku kishte mbi 10 milionë lekë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, kambisti i plagosur tregoi dje se autorët kanë qenë pa maska, megjithatë ende nuk është arritur të identifikohen, edhe pse zona ku ndodhi ngjarja është e populluar dhe me kamera sigurie të subjekteve të ndryshme. Ai ka dyshime të forta që autorët e ruanin prej kohësh dhe ishin të mirinformuar për lëvizjet e tij me shuma të mëdha, për vendin e punës dhe për shtëpinë e tij. ”

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura