Kalimash, e zë masivi shkëmbor, vdes minatori

Jul 8, 2011 | 16:55

KUKES- Një minator, punonjës në minierën e Kalimashit vdiq pas plagëve te marra nga shembja e një masivi gurësh.

Avdi Gjuni, 44 vjeç, nuk mundi të shpetonte pasi kishte marre plage te renda.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa ne galerine ku minatori ka qenë duke punuar, ka rene nje masiv guresh.

Mejehere eshte derguar per në Spitalin Ushtarak, ku nga plaget e renda qe kishte marre nuk ka mundur te mbijetoje.

Mesohet se policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, dhe verifikimin e kushteve teknike ne te cilat punonte 44- vjeçari.

 

© Panorama.al

Te lidhura