Policia Kufitare pritet të marrë të gjitha masat për sezonin turistik veror për të siguruar kalimin e emigrantëve pa shkaktuar vonesa. Kreu i Policisë Kufitare dhe Migracionit Eduard Caka, thotë se do ccelen deri në 15 sportele në hyrje dhe se organi që ai drejton, disponon të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për përballimin e fluksit veror.
Ai shprehet, se edhe në anën përtej kufirit shqiptar, janë shtuar efektivë vetëm për sezonin veror.
Ndërkohë, më tepër se 200 mijë shtetas shqiptarë kanë përfituar duke kaluar vetëm me një pasaportë diplomatike në Greqi, përmes pikës së Kontrollit Kufitar të Kakavijes.
Të dhënat e konfirmuara nga kjo e fundit, tregojne se shtetasit shqiptarë, kanë respektuar me rigorozitet, afatin 3-mujor të qëndrimit brenda zonës Shengen.
Shtetasit që kthehen mbrapa prej policisë greke, kryesisht janë persona të padëshiruar brenda vendeve të hapësirës “Shengen”.
© Panorama.al











