Kakavijë, rritet fluksi i të ardhurve

Jul 11, 2011 | 16:49

KAKAVIJË- Rritet fluksi i të ardhurve në Stacionin Kufitar të Kakavijes. Vetëm gjatë javës që shkoi, përmes nyjes më të madhe kufitare tokësore në jug të vendit, kanë hyrë 25 mijë persona dhe 7 mijë automjete. Ndërsa e kanë lënë Shqipërinë rreth 15 mijë shtetas dhe 5 mijë automjete. Nga burimet e policisë pohohet se fluksi deri në këtë moment të sezonit është përballuar me sukses nga ana e efektivave policore të Kakavijes.

Pala shqiptare, ka punuar me dhjetë sportele gjithsej prej të cilave gjashtë në hyrje dhe katër në dalje. Ndërsa pala greke, ka punuar me gjashtë sportele gjithsej tre në hyrje dhe po kaq në dalje.

Mendohet se gushti, do të jetë muaji që pritet të ketë edhe fluksin më të lartë të të ardhurve nga Greqia, ndërkohë që kapacitetet menaxhuese të Policisë Kufitare për një rast të tillë, egzistojnë.

Piro Nase

 

 

© Panorama.al

Te lidhura