Kakavijë, rradhë të gjata makinash

Aug 16, 2011 | 17:17

Pezullimi për 30 minuta i punës nga pala greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka sjellë rradhë të gjata makinash. Mësohet se rradha e makinave që presin për të hyrë në vendin tonë ka shkuar më shumë se 1 km. Si rezulatat e fluksit të madh të emigrantëve shqiptarë që vazhdojnë të kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet, pala shqiptare është duke punuar me 6 sportele, ndërsa gjatë gjithë ditës sot, pala greke ka punuar me 3 sportele.

© Panorama.al

Te lidhura