Kakavijë, masa për të përballuar kthimin e emigrantëve

Jun 10, 2011 | 17:38

GJIROKASTER- Fluksi i madh i emigratëve që priten të kthehen në Shqipëri ka bërë që Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit  në Gjirokastër të marrë masa për përballimin e fluksit.

Kjo drejtori pohoi sot masat për të lehtësuar kthimin nga Greqia të mijëra emigrantëve shqiptare për sezonin turistik. Kapaciteti i pikës së Kakavijës do të arrijë deri në 15 pika shërbimi, ndërsa edhe pala greke po shton në kufi personelin e saj për të përballuar ritmin e kthimit te  emigrantëve.

© Panorama.al

Te lidhura