Nuk ka mjaftuar as euforia që Superkupa e Italisë i ka dhuruar Adriano Galianit, që ky i fundit t’i kthente një përgjigje pozitive presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perezit, për huazimin në Milano të Rikardo Kakasë. Burime pranë klubit kuqezi konfirmojnë se përpara nisjes së “djallit” për në Milano, Galiani i ka thënë përfundimisht jo ofertës së bërë nga Perezi për huazimin e Kakasë, me kushtin që Milani t’i paguante pagën (11 milionë euro) lojtarit. Në këtë mënyrë, tashmë duket e mbyllur përfundimisht ideja që tifozët kuqezi të rishikojnë për të paktën edhe për një sezon tjetër Kakanë. Braziliani ka marrë edhe sigurinë nga ana e Murinjos se nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.











