Kadare: Pse nuk pranoj të bëhem President

Jun 1, 2012 | 9:10

TIRANË- Shkrimtari i madh, Ismail Kadare sqaron permes nje letre drejtuar studenteve te Shkodres arsyet perse refuzon te behet presidenti i vendit.

Vetem pak dite me pare, Keshilli Studentor i universitetit “Luigj Gurakuqi” iu drejtua Kadarese me kerkesen per t’u bere ai i pari i shtetit ne kete situate qe ndodhet vendi.

LETRA E PLOTË
Së pari ju kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes për letrën që më keni dërguar më 26 maj 2012. Dëshira për të vonuar një përgjigje zhgënjyese ka qenë arsyeja, jo fort e përligjur, ndoshta, për një gjë të tillë. Në të vërtetë letra juaj më dha një besim dhe kënaqësi të veçantë. Për fjalët tuaja fisnike, për vlerësimin e shkrimtarit, e nëpërmjet tij të artit, e sidomos për shqetësimin tuaj të bukur për vendin ku jetoni e për kombin të cilit i përkisni. Kur studentët e një kohe shqetësohen seriozisht për fatet e komunitetit, kjo është shenjë e sigurtë se gjendja e shëndetshme, ajo që aq gjatë ka munguar, nuk do të vonojë. Ju keni të drejtë të zhgënjeheni me qëndrimin tim mospranues. Ka gjasë që një ditë unë vetë të them, ashtu si ju, se në përpjekjen për t’i dhënë një ndihmë vendit tim, unë nuk arrita dot dhe u mposhta. Ndërkaq, nuk përjashtohet e kundërta, që me mospranimin tim, kam ndihmuar ndoshta për atë që ju, e bashkë me ju gjithë të tjerët, ëndërrojnë me padurim: Përparimin, Normalizimin dhe europianizimin e Shqipërisë.

© Panorama.al

Te lidhura