Kabineti i ri, Putin anulon takimin me Obamën

May 10, 2012 | 10:17
Vladimir Putin

Presidenti rus  Vladimir Putin ka anuluar viziten e planifikuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, gjate te ciles do takohej me presidentin Barak Obama.

Lajmin e ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, e cila beri me dije se se Putin ka hequr dorë nga një vizitë e planifikuar gjatë këtij muaji në Shtetet e Bashkuara, për një samit ekonomik dhe për bisedime me presidentin Barak Obama.

Sipas njoftimit, Putin i ka thene përmes telefonit Obamës se ai ka nevojë të përfundojë punët rreth krijimit të kabinetit të tij të ri.

Në vend të tij, kryeministri i sapoemëruar i Rusisë Dimitri Medvedev pritet të marrë pjesë në samitin e G8-ës në Kamp Dejvid, të Merilendit më 18 dhe 19 maj.

Administrata Obama e ka zhvendosur takimin e G8-ës në Kamp Dejvid nga vendi më parë i planifikuar në Çikago, pjesërisht për të akomoduar Putinin.

Krerët e shteteve të NATO-s mblidhen në Çikago më 20 maj. Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe Putin kanë rënë dakord të takohen muajin e ardhshëm në margjinat e një takimi tjetër ekonomik.

© Panorama.al

Te lidhura