Ka nisur sot muaji i madhërueshëm i Ramazanit

Jul 20, 2012 | 9:39
Xhamia e Ethem Beut ne Tirane

Sot, besimtarët myslimanë në të gjithë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira.

Autoritetet fetare dhe ato politike në Shqipëri kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë një agjërim të lehtë. Kreu i  Komunitetit Mysliman Shqiptarë, H.Selim Muça iu lut zotit që ky muaj të sjellë në familjen e çdo  shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni.

“Allahu i Gjithëmëshirshëm e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera.”- tha ai në mesazhin përshëndetës me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.

Në urimin e tij, kryeministri i vendit, shprehej; “Ne fillim të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ju uroj mbarësi në familjet tuaja. Në mënyrë të veçante, agjeruesve u uroj përjetim sa më përmbushës të sakrificës së tyre, agjërim të lehtë e të pranuar.  Uroj qe sakrifca fisnike dhe hyjnore e këtij muaji të madhërueshëm të shëndrohet në dritë dhe mbarësi për ta, familjet dhe vendin tonë

Ndërkohë, deklaratat zyrtare të lëshuara të enjtën në Algjeri, Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Tunizi dhe Jemen njoftuan se Ramazani do të nis po sot në këto shtete.

Ndërkaq në Oman, Siri dhe për myslimanët suni në Irak dhe Iran, Ramazani nis të shtunën.

© Panorama.al

Te lidhura