“Ka bërë thirrje për veprime të dhunshmë”- Protesta para Bashkisë, procedohet penalisht Adriana Kalaja

May 15, 2024 | 13:24
SHPËRNDAJE

Është proceduar penalisht aktivistja Adriana Kalaja, e cila akuzohet se ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestës para Bashkisë Tiranë.

adriana kalaja1

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 11 persona të tjerë që morën pjesë në protestë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

– D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

– A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura